Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë një ditë më parë, ku gjatë protestës së opozitës u godit me grusht, Sali Berisha.
Ai tha se kur është dërguar në selinë e PD-së, nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi apo telefon. Sipas tij, këto detaje tregojnë ka qenë një plan i mirë menduar.
“E kanë pyetur, e kanë kontrolluar, se kanë njohur, kanë parë se s’ka pasur mjet identifikimi, është pak e çuditshme. Nuk ka pasur as celular, patentë, asgjë. Kjo është pjesa që policia duhet të bëjë dhe personat që janë njoftuar janë dy ish kolegë të Breçanit, Luigj Vathi dhe Gjergj Ujka.
Një inskenim apo ngjarje nga një individ i vetëm, ka një lloj prapaskene mbrapa. Veprimet që ka kryer të bëjnë të kuptosh se kemi të bëjnë me një ngjarje të menduar mirë. Ka dalë nga xhamia qetësisht, është afruar te PD, ka ardhur vërdallë aty dhe ka parë nëse mund t’i afrohet.
Ka pritur që të dalë në rrugën Bajram Curri. Është përpjekur dhe më para. i ka menduar mirë, ai ka planifikuar. Këtu si afrohem dot. Ishte pikërisht pjesa e kamerave prandaj dhe truprojat nuk ndërhyjnë dot.”, tha Artan Hoxha në Abc Live.
Sipas Hoxhës, personi që shihet në video teksa tenton ta ndalojë 31 vjeçarin Gert Shehu është punonjës i medias, ndërsa thekson se “se u thye paprekshmëria e Berishës”.

Artan Hoxha thotë se agresorit iu prish plani që kishte në kokë, pasi personi që tentoi ta ndalonte i uli intensitetin e goditjes.
“Së pari, s’ka pasur informacion se do të bëjë goditjen as policia dhe struktura që mbron Berishën. Ai personi është një punonjës i medias. Ai ka tentuar ta ndalojë por 31 vjecari ka qenë fizikisht i fortë dhe i ka ikur. Nëse nuk do ta kishte penguar ky punonjësi mund të jepte një goditje më të fortë. Ky punonjës që e ka mbajtur, mesa duket ka nuhatur diçka, e ka njohur prandaj ka tentuar ta ndalojë. Minimalisht ka bërë një shërbim sepse ka ulur intensitetin e goditjes. Ai ia ka prishur planin në kokë agresorit, i cili hyn nga krahu i kameras dhe truprojat se dinin.”, tha Hoxha.
Mesditën e djeshme, teksa opozita po protestonte 31-vjeçari Gerti Shehu goditi me grusht Berishen, duke i shkaktuar çarje në fytyrë dhe hundë. Pavarësisht kësaj, kreu i PD vazhdoi të protestonte, madje majti edhe fjalime.

