Një 26-vjeçar me inicialet M.M., është vënë në pranga pais akuzohet se është fuutr në një hostel në rrugën “Vllazën Huta” dhe ka dëmtuar ambientin. Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se i riu akuzohet për prishje të qetësisë publike. Në të njëjtin njoftim thuhet se janë vënë në pranga edhe 11 persina të tjerë nga Policia e Tiranës që akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht për shkelje të rregullave, pasi janë kapur të dehur në timon. Njërit prej tyre i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike në mjet e një shkop bejsbolli.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– M. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli;
– M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar disa sende në një hostel, në rrugën “Vllazën Huta”, dhe ka prishur qetësinë publike;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Durrësit, ka vjedhur biçikletën e shtetases E. H.. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. A., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– A. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e mjetit;
– F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
– K. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– A. Xh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.;
– R. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç, që qarkullonte me monopatinë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– E. T., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

