Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafë Muzinë. Një makinë me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Automjet ka dalë nga rruga teksa kalonte në Qafën e Muzinës dhe është rrokullisur disa herë nga lartësia. Nga aksidenti ka humbur jetën fatkeqësisht shoferja e mjetit “Hyundai” me emrin Etleva Bejko.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

