Nje person eshte gjetur i pajete kete te premte. Policia ben me dije se viktima eshte shtetasi Sh. B., 61 vjeç.
Viktima është gjetur nga kalimtarët, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

