Makinë Audi me vlerë 70,000 £, blerje nga marka e njohur Louis Vuitton dhe tipare të tjera të një stili jete si një milioner, nuk përputheshin me pagën e policit që merrte Rasvinder Agalliu e cila punonte në Policinë Metropolitane.
Ajo pretendoi se buxheti i tyre i majmë vinte nga puna e bashkëshortit të saj, shqiptarit Julian Agalliu, si kuzhinier për futbollistët profesionistë.
Por ai ishte gjithashtu një tregtar i madh droge që përdorte aplikacionin Encrochat për të tregtuar kokainë dhe kanabis, shkruajnë mediat britanike.
Sipas The Times, Arsvinder Agalliu, një ish Miss, që punoi në Policinë Metropolitane për më shumë se 15 vjet, u shkarkua pasi një komision disiplinor hodhi poshtë pretendimin e saj se ajo nuk kishte fare dijeni për aktivitetet kriminale të bashkeshortit te saj shqiptar.
Partneri i saj shqiptar, u shpall fajtor të premten për shitje droge.

Julian Agalliu, 47 vjeç, akuzohet se ishte një furnizues kryesor i drogave të klasit A dhe B.
Ai u zbulua kur rrjeti i koduar telefonik Encrochat, aq popullor mes anetareve te rrjeteve te krimit te organizuar, u godit nga policia në vitin 2020.
Sipas gjykates, shqiptari mburrej tek bashkëpunëtorët se ishte i martuar me një oficere të Policisë Metropolitane dhe madje atij i kërkonin të siguronte informacion të brendshëm prej saj.
Sasi kokaine u gjet në shtëpinë luksoze në veri të Londrës ku ai jetonte me Rasvinder Agalliu, një ish-Miss, ndërsa oficerët zbuluan mesazhe që i referoheshin pakove 100 kg, pako kokaine të stampuar me markën ‘Hublot’, shkëmbime droge dhe pazare per shitje armësh.
Agalliu, mohoi përdorimin e sistemit Encrochat dhe këmbëngulte para oficerëve se aplikacionin ia kishte “instaluar” një striptiste, ne klubin ku ai punonte.
Hetuesit thanë se Agalliu dhe bashkepunetoret e tij mendonin se komunikimet e tyre ishin të koduara, aq të sigurta sa policia nuk do të mund t’i lexonte kurrë. E per rrjedhoje, ata ishin disi të pakujdesshëm me mesazhet që i dërgonin njëri-tjetrit.

Provat kundër Agalliut përfshijnë fotografitë e postuara në EncroChat të fëmijëve të tij, shtëpisë dhe kopshtit të tij, dhe ai dyshohet se postoi një mesazh me kodin postar të shtëpisë së tij ndërsa organizonte një takim.
Në një komunikim, Agalliu i thote bashkepunetorit te tij “Unë po e çoj gruan në punë” dhe bashkëpunëtori iu përgjigj: “O sa mirë për policinë”.



