Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar pas investigimit të publikuar nga News24 ku vërtetohet korrupsioni në doganën e Durrësit. Në reagimin e saj, dogana pranon veprat penale të regjistruara, teksa shton se kanë nisur hetimet nga organet kompetente.
Por pavarësisht nisjes së hetimeve, deri më sot, dogana nuk ka marrë asnjë masë pezullimi për doganierët që janë kapur me zë dhe figurë duke marrë ryshfet.

Sipas News24, të gjithë doganierët e shfaqur në video janë ende në punë. Burime kofidenciale në Dogana bëjnë me dije se në shkelje të ligjit kanë hapur kamerat e sigurisë për të parë se kush i ka bërë videot.
News24 disponon plot materiale të tjera me zë dhe figurë që dëshmojnë korrupsionin në doganën e Durrësit. Këto video do të transmetohen në ditë në vijim, pa asnjë lloj çensure me zë dhe me figurë.

