Qeveria shqiptare prezantoi sot projektin për ndërtimin e portit të ri Tregtar të Durrësit.
Porti i ri do të ndërtohet në Porto Romano dhe pritet të kapë një vlerë investmi 390 milionë euro. Qeveria deklaroi sot se për ndërtimin e tij do të hapen 1500 vende të reja pune, ndërsa 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare.
Kompania projektuese e projektit është “Royal Haskoning DHV”, një firmë holandeze. Gara për ndërtimin e Portit do të hapet në janar të vitit 2023.
Porti i ri do të bashkohet me hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Kryeministri Edi Rama tha se gara do të jetë ndërkombëtare ndërsa theksoi se zhvilluesit e portit duhet të vijnë nga një vend pro-NATO.

