Grantet e Start up-eve kanë qenë në fokus të investigimit të radhës së “Piranjave”. Emisioni investigative publikoi këtë mbrëmje rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi.
Por, investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube”. Vendimi është marrë në mbrëmje, pasi videoja ishte hedhur njëherë në këtë kanal.

