Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si u arrit të përgjohej Taulant Balla pas masakrës së vitit 2016 në Elbasan. I ftuar në ‘TPZ”, Hoxha tha se numri i tij është dërguar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Pokurori dhe kjo e fundit ka marrë miratimin e gjykatës. Hoxha tha se Gjykata ka dhënë ‘ok’-n, e kështu ka nisur përgjimi, por në momentin që Balla është të dëgjuar të flasë me kryeministrin Edi Rama, përgjimi është ndërprerë.
“Telefoni që është përgjuar është i Taulant Ballës. Çfarë ka ndodhur? Në vitin 2016 ndodhi një atneta ku u vranë 3 persona. Ishin tre qitës dhe të tretit iu bllokua armë. Po të mos i bllokohej, do kishim më shumë viktima. Më pas ka pasur një telefonatë drejt Aridan Çapja dhe i është thënë ‘për çfarë ke nevojë’ seose diskutohej që mund të kishte dhe viktima të tjera për shkak të plagosurve. Ai që është fakt është se të plagosurit janë sjellë tek Trauma. Gjeni dhe pamjet e shikojini. Më pas i është kërkuar prokurorisë që të vihen në përgjim njerëzit që mund të kishin dijeni për ngjarjen, mes tyre dhe Çapjas. Prokurori i ka kërkuar gjykatës që të lejihet përgjimi i celularëve. Ai ka çuar vetëm emrin Taulant, me idenë që ky Taulanti komunikon me Çapojat dhe ne nuk e dimë kush është Taulanti. Nga data 4 shkurt, në orën 13:20 deri në datën 6, ora 12:10 minuta, telefoni i shtetasit Taulant ka qenë në përgjim. Përgjimi bëhej në Tiranë. Prokurori sheh se ky numër fliste me kryeministrin, në atë moment prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla ngriti alarmin dhe u tha ‘çfarë po bëni’ sepse s’e përgjoni dot. Me urgjencë u bë një shkresë për tu ndërprerë përgjimi. U përgjua për vetëm 10 orë, u mor vesh që ishte i madhi duke folur dhe paf, u mbyll përgjimi. Bisedat janë në CD dhe nuk janë zbardhur, gjykata miratoi ndërprerjen e përgjimit. Gjykatës nuk iu tha që ishte deputeti ai që po përgjohej, por iu tha se ishte një lapsur dhe se po e përgjonin kot këtë. Më pas i çuan CD-në dhe kërkuan që të asgjësohej. Çfarë ka folur e di vetëm operatori në qendër. Gjykata tha më pas që jo vetëm që duhet asgjësuar, por nuk duhet njoftuar personi që është përgjuar dhe as që janë asgjësuar,”- tha Hoxha.

