Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Tropojë gjatë mbrëmjes së të hënës.
Dy vëllezërit F.M dhe R. M në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes” duke levizur me mjetin tip kamionçinë, janë ndalur nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M 29, vjeç, banues në Lekbibaj dhe E.R, 27 vjeç, banues në Lekbibaj, të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.
Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./sosnews
