Në njoftimin që kanë bërë në grupin e tyre “Telegraph”, sqarojnë që grupi tjetër i krijuar me mbi 26 mijë anëtarë i përket MEK.
“Homeland Justice” ka vendosur që të saktësojë burimet kryesore nga ky i nxjerrin informacionet që kanë marrë gjatë hackerimit që i bënë sistemeve shqiptare. Në njoftimin që kanë bërë në grupin e tyre “Telegraph”, sqarojnë që grupi tjetër i krijuar me mbi 26 mijë anëtarë i përket MEK. Madje edhe fotot me shënjestrën mbi fytyrën e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama ia faturojnë atyre.
“Faqja jonë e internetit është HomelandJustice.cx dhe ID-ja jonë e Telegramit është @JusticeHomeland1. Çdo gjë tjetër përveç këtyre të dyjave do të ishte FAKE. Kanali i rremë Telegram me mbi 26000 anëtarë i përket grupit terrorist Mujahedin-e Khalq të udhëhequr nga Maryam Rajavi. Muxhahedin-e Khalq fshihet nën disa emra si MEK, MKO, PMOI, NCRI, NCR, UÇK e kështu me radhë. MEK nuk postoi (=kopjoi) disa nga mesazhet tona në lidhje me vrasjen brutale të gjashtë këshilltarëve amerikanë. Ata gjithashtu postuan disa foto duke kërcënuar se do të vrisnin Yuri Kim. Ato mesazhe nuk ishin tonat! Arsyeja? Ata donin të censuronin historinë e tyre të krimeve kundër të njëjtëve amerikanë që për shkak të natyrës së tyre humanitare i mbrojtën dhe i strehuan,”-shkruhet në postimin e bërë.
Fotot me Yuri Kim, Homeland Justice i ka shpërndarë disa herë, madje herën e fundit kur MEJP “shpalli” pa të drejtë se kishte nisur procedura për zëvendsësimin e saj. Madje atë ditë, mbi fytyrën e ambasadores ishte vendosur dhe një kryq i madh i kuq.

