Policia e krimeve të rënda të Lezhës në bashkëpunim me FNSH Tiranë pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” One Year “.
Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim të cilët janë Lin Mujeci , 38 vjeç, si dhe Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , të dy banues në Torovicë – Lezhë,të cilët janë vëllezër.
Këta të dy dyshohen si autor të vrasjes së G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.
Të dy ishin dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasje mdhe armëmbajtje pa leje.sosnews.al

