Përfaqësuesja Liz Cheney nga Wyoming, bashkëkryetarja republikane e komitetit, ka mbajtur fjalën e saj të hapjes në mbledhjen e fundit të Komisionit për hetimet e 6 janarit.
Cheney ka qenë një nga kritiket më të zëshme të Trump që nga trazirat e Kapitolit e cila theksoi se në zemër të republikës amerikane, transferimi paqësor i pushtetit është kyç.
“Më 6 janar 2021 ishte hera e parë që një president amerikan refuzoi detyrën e tij kushtetuese për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore tek tjetri. Ai është i papërshtatshëm për asnjë zyrë”, thotë ajo.
Kjo ka të ngjarë të jetë paraqitja e saj e fundit e madhe në Kongres. Pasi humbi zgjedhjet e saj paraprake në gusht nga një sfiduese e mbështetur nga Trump, ajo nuk do të kthehet në Uashington janarin e ardhshëm.
Komiteti i 6 janarit, pritet të zbulojë raportin përfundimtar, kulmin e një hetimi të gjatë prej 18 muajsh për sulmin e vitit të kaluar në Kapitol dhe veprimet e ish-presidentit Donald Trump gjatë zgjedhjeve të 2020. Pritet që komisioni të raportojë për 3 akuza të cilat përfshijnë kryengritje, pengim të Kongresit dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara. Megjithëse këto rekomandime nuk kanë peshë ligjore, anëtarët e panelit shpresojnë se do të luajnë një rol në hetimet e mëvonshme. Departamenti i drejtësisë nuk është i detyruar të marrë në konsideratë referimet nga asnjë panel i Kongresit dhe tashmë po kryen një hetim të veçantë të tij.

