Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të vendosin një kufi në çmimin e gazit natyror, i cili do të shkaktohet nëse çmimet standarde të gazit natyror rriten në 180 euro për megavat orë, sipas zyrtarëve dhe një dokumenti të cituar nga Reuters.
Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të vendosin një tavan në çmimin e gazit natyror, tha një përfaqësues i Republikës Çeke, e cila mban presidencën e BE-së.
Kufiri mund të aktivizohet nga 15 shkurti e tutje dhe fillimisht nuk do të zbatohet për tregtitë jashtë bursës së energjisë, thuhet në dokument.
Kufiri i çmimit të gazit do të hyjë në fuqi nëse çmimet e TTF kalojnë 180 €/MWh për tre ditë. Marrëveshjes i paraprinë disa javë bisedime për një masë që ndau BE-në, në sfondin e krizës energjetike.

