Një gruaje nga Vlora i janë sekuestruar 3 apartamentet nga prokuroria për shkak se nuk justifikonte dot pasurinë.
3 apartamente, me vlerë të përafërt rreth 200 mije euro, kanë qenë të regjistruara në emër të E. R.
Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se E. R, nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavarësia”).
Sipas prokurorisë, të tre apartamentet janë sekuestruar me dyshimet se “kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë”.sosnews.al
