Tashmë deputetët po diskutojnë në seancë projektligjin për vreshtarinë dhe verën. Por fjalimi i deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa për abuzimet e zbuluara nga emisioni “Piranjat” ka shqetësuar socialistët. Teksa po fliste në Kuvend, deputetja Ina Zhupa, nga ana e maxhorancës u ngrit një letër.
Ishte deputeti socialist, Toni Gogu dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ata të cilët ngritën lart një letër në të cilën ishte vizatuar një rrush, si për të theksuar se duhet të flitet në sallë për këtë projektligj. Ndërsa gjatë gjithë kohës flisnin nga vendi për ta ndërprerë, edhe pse disa herë Zhupa dhe kolegu i saj Agron Shehaj i kërkuan që të ndalonin.
Pse u shqetësuan kaq shumë socialistët? Ç’transmetoi emisionin “Piranjat”?
Emisioni ‘Piranjat’ ka denoncuar se fondet shtetërore ndahen mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres Edona Bilali. Emisioni invesitgativ thekson se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë. Bilali, deklaroi se emisioni Piranjat ka marrë përgjigje 100% brenda afateve ligjore. Mirëpo, Piranjat kanë kërkuar informacion fillimisht në datën 10 gusht për listën e projekteve fituese dhe emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit. Në listë nuk kishte emra. Më pas, Piranjat ju drejtuan me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Më pas, në redaksinë e Piranjave mbërriti përgjigja me emrat konkretë. Por investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në ëeb-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube” dhe ende duket se nuk e kanë ndërmend ta hedhin…

