Policia e Korçës ka filluar procesin e njdekjes penalisht të tre personave pasi prisnin pyjet pa leje.

Ato janë R.N, 38 vjeç, O.B, 37 vjeç, si dhe K.Q, 37 vjeç, të tre banues në fshatin Vithkuq-Korçë.
Procesi i ndjekjes së tyre penale filloi pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e shërbimeve policore në vendin e quajtur “Qafa e Martës”-Njësia Adiministrative Vithkuq, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-10 m kub lëndë drusore, si dhe 3 (tre) makina pa targa që shërbenin për transportimin e lëndës drusore, të cilat të lartpërmendurit i kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar.sosnews.al


