Talljet e futbollistëve argjentinas e jo vetëm në fund të finales së Kupës së Botës ku triumfuan përballë Francës me penallti, janë bërë objekt polemikash e diskutimesh të shumta. Dhe duket se tashmë çështja ka marrë edhe nuanca politike.
Ministri i Ekonomisë së Francës, Brunio Le Mer, ka kërkuar nga FIFA që të hapë hetim dhe të ndëshkojë portierin Emiliano Martinez, i cili mbi autobus gjatë festës së trofeut, nxori një kukull me maskën e Kilian Mbape. Por jo vetëm atë, pasi ka kërkuar edhe të merren masa ndaj Serxhio Agueros, i cili në një transmetim live në rrjetet sociale fyeu Kamavingan.
“Janë fyerje të padenja, çfarë po bën FiFA? Sporti është një çështje fair-play dhe respekti, edhe për humbësit”, ka deklaruar ai duke kërkuar ndërhyrjen e organizatës më të lartë të futbollit botëror.

