Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi sot pasdite në fshatin Dajç të Shkodrës.
Një 59-vjeçar i cili udhëtonte me motor, humbi kontrollin dhe është përplasur. Si pasojë, shtetasi M.R. ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë së Shkodrës:
Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

