Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sekretarit organizativ të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri që sfidoi sot opozitën me një fitore të PS në mbi 40 bashki. Berisha tha se Gjiknuri e ka vendin në burg për manipulim votash, në lidhje me bisedat telefonike të dosjes 339 dhe 184.
“Damian Gjiknuri do të përfundojë në burg për manipulim votash. Ai e ka vendin aty. I bëj thirrje atij që të mos intimidojë më qytetarët.”-tha Berisha.
Sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia e PS, Gjiknuri tha se PS do të fitojë mbi 40 bashki nga 61 në total.
“Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë.” tha Gjiknuri.

