Gjykata e Lezhës la në burg pa afat, dy personat e arrestuar të akuzuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE, Edmir Perndreca.
Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje per shkak te detyres.
Dy te akuzuarit nuk e kane pranuar autoresine e ngjarjes.
Referuar provave te paraqitura nga prokurori Sabri Kastriti, gjyqtari Ilir Perdeda e cilesoi te ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi që të vendosë arrestin me burg.
Ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë. Identifikimi i autoreve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokurori Sabri Kastriti.

