Protagonisti i ngjarjes së rëndë në Elbasan, Enea Bekteshi pranoi para gjykatës së krimeve të rënda se ishte ai drejtuesi i “Audit” që goditi makinën e zv drejtorit të policisë.
Në dëshminë e dhënë gjatë masës së sigurisë ai tha para trupit gjykues se nuk e dinte se mjeti të cilin goditi ishte i forcave të policisë.
Bekteshi tha se u qëllua me armë dhe veprimi që bëri ishte për të shpëtuar jetën.
Ai shtoi se nëse makina nuk do të ishte e blinduar ai rrezikonte të vdiste nga plumbat.
Pasi dëgjoi pretendimet e 31 vjeçarit gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Bekteshin por edhe kunatin e tij të cilit iu gjetën në shtëpi lëndë narkotike.
