Multimiliarderi Elon Musk duket se ka vendosur rregulla të forta për të gjithë personat që duan të takohen me të në zyrat e Twitter në San Francisco.
Sipas Washington Post, çdo person që lë takim me Musk, merr disa instruksione përpara se të hyjë në zyrën e tij.
Një prej rregullave të vendosura, është fakti se asnjë prej personave që takon, nuk duhet të flasë përpara se Elon Musk t’i pyesi për diçka.
Ndër të tjera, çdo person duhet të presë mbi 1 orë përpara fillimit të takimit. Madje, Elon Musk i injoron personat që takon, duke qëndruar në telefon dhe duke parë Youtube.
Që prej blerjes së Twitter-it dy muaj më parë, Elon Musk është përballur me shumë kritika në mënyrën e menaxhimit të kompanisë.

