Prej dy ditësh rrugën Lapaj-Fshat është bllokuar për shkak të shembjes masive të gurëve.
Aksi në njësinë Administrative Grykë-Çajë lidh 4 fshatra dhe vazhdon të jetë e bllokuar prej 2 ditësh.
Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër.
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici në një postim në Facebook, njofton e “është bërë e mundur ndërhyrja dhe pastrimi i një pjese të rrugës”.
“Bashkë me ekipet jemi në çdo moment në monitorim të situatës, për të parandaluar shembjen më tej në këtë rrugë, si dhe për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve dhe për të shpëtuar jetën e tyre”, shkruan ai.

