Erisa Fero, 28-vjeçarja e vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Pogradecit pasi u kap me 58 kg hashash në automjet është punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ajo mbante postin e shefes kompjuterike në këtë institucion. Panorama mëson se droga ka qenë në automjetin e 28-vjeçares në momentin kur u ndalua nga policia. Ndërkohë në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë Likë Basha 30 vjeç dhe një person me iniciale M.K.
Mësohet se roli i tyre ishte të monitoronin rrugën gjatë transportimit të lëndës narkotike, në mënyrë që të shmangeshin kontrollet policore.
Në lidhje me këtë operacion, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, vëllezër me njëri tjetrin.

