Një grup hajdutësh kanë bastistur mbrëmjen e djeshme dyqanin e një komapanie celulare të njohur në rrugën ” Myslym Shyri ” në kryeqytet.
Të maskuar me kapuça dhe doreza grupi i hajdutëve ka çmontuar derën kryesore të dyqanit dhe pasi janë futur brenda kanë arritur të marrin prej andej dhjetra aparatë celular të kushtueshëm.
Grupi i hajdutëve dyshohet se ka qenë i armatosur ndërkohë që e gjithë vjedhja është filmuar nga kamerat e sigurisë por policia e Tiranës nuk e ka bërë publike në komunikatën zyrtare.
