Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. •Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, e arrestuar disa ditë më parë për mashtrimin e disa biznesmenëve nga Korça dhe Pogradeci.
Sterjo ishte i komanduar në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit, ndërkohë që mban edhe detyren e drejtorit të Ujësjellësit. Johan e ka dhënë dorëheqjen në daten 30 Dhjetor 2022 dhe ia ka paraqitur kryetarit të bashkisë Ilir Xhakolli.

Sterjo ishte prej 1 viti nënkryetar i komanduar i Bashkisë së Pogradecit. Motra e tij, Viola Sterjo është lënë në burg nga Gjykata e Korçës pasi akuzohet se ka arritur të përvetësojë 254 mijë Euro nga qytetarë të ndryshëm.


