Persona të maskuar vodhën kasafortën e një firme private në lagjen nr 1 të Kavajës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës kur personat hynë në biznesin në pronësi të një 49 vjeçari banues po në këtë qytet.
Sipas policisë e cla mbërriti në vendngjarje agresorët kishin marrë kasafortën në të cilën ndodheshin mijëra euro e qindra para por dhe të gjithë dokumentacionin e firmës.
Pas kontrolleve të bëra në zona të ndryshme grabitësit kishin braktisur kasafortën në fshatin e Pezë Helmësit. Aty policia nuk gjeti asnjë shenjë të parave por mundi të rikuperojë vetëm dokumentat e firmës.
