Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i dënuar për shpërdorim detyre.
Sipas burimeve, bëhet me dije se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e njërit prej avokatëve, ndërkohë që seanca e radhës u la të zhvillohej për 24 janar ora 9:30.
Kujtojmë se Fatos Tushe është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 3 vite e 6 muaj burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe do të qëndrojë në qeli vetën 2 vite e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ndaj tij është vendosur të mos jetë pjesë e funksioneve publike për 5 vite. Ndërkohë ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.

