Specialistët e Krimeve të Rënda në Elbasan në bashkëpunim me policinë e Peqinit kanë bërë të mundur arrestimin e të kërkuarit K.C., 41 vjeç banues në Peqin.
Ndalimi i tij, u bë në Peqin pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, pasi në Lagjen “Xhami” Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.sosnews.al
