Një 50-vjeçar është arrestuar në Shkodër ditën e sotme i dënuar në Itali. Mësohet se Tolin Fufi është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite e 4 muaj burg, për trafik droge. Pas arrestimit, 50-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

