43-vjeçari që kishte mbetur i bllokuar në një zonë malore në kanionet e Holtës në Gramsh, fatmirësisht është nxjerrë shëndoshë e mirë.
Ai kishte shkuar si turist atje, por për shkak të terrenit të vështirë, i ishte pamundësuar lëvizja.
Mbrëmë operacioni u ndërpre për shkak të errësirës, teksa 43-vjeçari Andrea Dervishi i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e thepisur, u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej.
Operacioni për nxjerrjen e tij ka vijuar gjatë ditës së sotme edhe me pjesëmarrjen e forcave RENEA dhe rreth mesditës është arritur të nxirret shëndoshë e mirë.
Gjithashtu burime për BË bëjnë me dije se Dervishi u shoqërua nga një efektiv i RENEA-s dhe një banor i zonës deri sa u arrit të shpëtohej.

