Një aksident misterioz ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit në Fier. Një makinë tip ‘Golf’ është përplasur në urën e Mbrostarit dhe dyshohet se ka rënë në lumin Seman.
Në vendngjarje policia ka gjetur vetëm targat e makinës, të cilat rezultojnë të një mjeti të marrë me qira. Makina është marrë me qira nga një 26-vjeçar me iniciale M.L, banues në Fier, ndërkohë që në momentin që kanë telefonuar në celularin e tij nuk është përgjigjur njeri.
Pjesë të mjetit tip ‘Golf’ që është aksidentuar mëngjesin e sotëm në urën e Mbrostarit janë gjetur në lumin e Semanit. Pjesët që janë gjetur janë të pjesës së përparme të mjetit.
Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.
Polumbarët e RENEA kanë kërkuar për më shumë se 4 orë në lumë, por e kanë ndërpretë operacionin për sot. Kjo pasi për shkak të rrymës së fortë, kërkimet e tyre në lumin Seman është vështirësuar. Rryma e fortë dhe thellësia e madhe i pengon për gjetjen e automjetit.

