Sesioni i ri parlamentar nisi me debate. E gjitha nisi pasi në Foltore u ngjit numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në fjalën e tij, Berisha përmendi pastruesen Rozeta Dobi, e cila sipas tij ka qenë edhe në banesat e ministrave të kabintetit.
Ndër të tjera, Berisha kërkoi të dinte se kujt i përkisnin 400 mijë eurot që u gjetën në tubin e aspiratorit të saj, të cilat ende sot kanë mbetur pa “zot”.
Por pasi kryedemokrati bllokoi Foltoren dhe koha e tij mbaroi, Berisha nuk lëvizi nga vendi, madje kërkoi iPadin e tij për t’u lidhur live në Facebook me qytetarët. Si pasojë, Kuvendi u mbyll me aq. Zgjati vetëm 24 minuta.

