Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, do të prezantojë në Komisionin e Ekonomisë më 18 janar 2 nga 5 projektligjet e dorëzuara prej saj në Parlamentin e Shqipërisë.
Bëhet fjalë për projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin Publik Privat”, që ka si synim fokusimin dhe ndryshimin e problemeve që janë evidentuar jo vetëm në komisione hetimore, por edhe në raportet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe për projektligjin “Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, që kërkon shfuqizimin e shtyrjes së Ligjit për Investime Strategjike në vitin 2023.
Në projektligjin e propozuar në dhjetor të vitit 2022, Tabaku vë në dukje problematikën e shfaqur nga Ligji i investitorëve Strategjikë, duke nënvizuar dyshimet për korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet, në vendimmarrjen mbi dhënien e statusit të investimit/investitorit strategjik nga ana e Komitetit të Investimeve Strategjike.
Njoftimi:
Ditën e mërkurë, 18 janar 2023 në orën 10, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku do të prezantojë dy nga 5 projektligjet e dorëzuara prej saj në parlamentin e Shqipërisë.
1.Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin Publik Privat” ; ka si synim fokusimin dhe ndryshimin e problemeve që janë evidentuar jo vetëm në komisione hetimore por edhe në raportet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ne fokus te ndryshimeve jane vendosur transparenca me publikun dhe detyrimi i Agjencise se Trajtimit te Koncesioneve si institucioni pergjegje per Rregjistrin e koncesioneve/ppp qe te publikoje nje lise te percaktuar dokumentash, parandalimi i dhenies me koncesion apo PPP te fondeve publike ndaj qytetareve te denuar apo ndeshkuar per nje set veprash penale ku perfshihen pervec te tjerash, korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi i parave.
2.Projektligji “Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”; kërkon shfuqizimin e shtyrjes së Ligjit për Investime Strategjike në vitin 2023. Deputetja Tabaku ka paraqitur që në vitin 2015, kur ky ligj u votua, amendime në lidhje me sigurinë e pronës dhe çështjen e pronës. Por amendimet e znj Tabaku u rrëzuan.
Në projektligjin e propozuar në dhjetorin 2022, deputetja Tabaku vë në dukje problematikën e shfaqur nga Ligji I investitorëve Strategjikë duke nënvizuar dyshimet për korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet, në vendimmarrjen mbi dhënien e statusit të investimit/investitorit strategjik nga ana e Komitetit të Investimeve Strategjike, kanë ndikuar që numri i projekteve apo vlera e investimeve, të përfituara nga investitorët e huaj të jetë tepër modeste, krahasuar me numrin apo vlerën e investimeve, të përfituara nga investitorët shqiptarë.
Propozimet e deputetes Tabaku janë pjesë e paketës Anti-korrupsion, një nismë që deputetja e ka lançuar në verën e vitit 2022 pas përfundimit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve.

