Për atentatin e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa policia mendon se Laert Haxhiu i dyshuar në atë kohë është dhe atentatori kryesor i pasdites së djeshme në Lushnje.
Haxhiu se bashku me Orges Bilbilin të shpallurin tjetër në kërkim kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.
Zyrtarisht policia deklaroi se vrasja e Lalës kishte lidhje me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes.
Orges Bilbili është dënuar me 7. 4 vjet burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe është shpallur nga policia person në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato për drogën e Divjakës.
Nga ana tjetër Laert Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.
Në momentin e arrestimit, Laert Haxhiu tentoi të arratisej dhe u hodh nga një mur i lartë 3 metra, ku theu këmbën.
Në momentin e prangosjes ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.
Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tetë muaj para arrestimit, Laert Haxhiu kishte dalë nga burgu për vrasjen e shokut të Aldo Bares, Gerti Lala me nofkën “Iriqi”.
Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullait. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullait, Baki Taullai u ekzekutua me armë. Familja e tij akuzonte Aldo Baren dhe bandën e tij.
Nga ana tjetër babai i Xhulios Ramadan Shkurti u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe pjestar të tjerë të grupit rival të Aldo Bares.
Ndonëse historia duket si një seri konfliktesh për shkak të bandave hetuesit dyshojnë se ngjarja ka lidhje me trafikun e drogës.
