Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran në shkurt të vitit të kaluar, ku një burrë i preu kokën gruas së tij dhe më pas është shfaqur teksa shëtiste më kokën e saj nëpër rrugë.
Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, të cilat thonë se ai u dënua me 8 vite burg për krimin e kryer.
Viktima ishte vetëm 17-vjeç dhe emri i saj ishte Mona Heydari. Në vrasjen e saj mori pjesë edhe kunati i saj, i cili e akuzoi për tradhti bashkëshortore, në Ahvaz, kryeqyteti i provincës Khuzestan në Iranin jugperëndimor.
Videoja që u shpërnda në rrjetet sociale, tregon burrin duke ecur në rrugë dhe duke buzëqeshur, teksa mban kokën e gruas së vrarë në duar, ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në Iran.
Sot, gjykatësi, Massoud Setagyesi, u tha gazetarëve se prindërit e Monës e kishin “falur” vrasësin e saj Sazad Heydarnaëa.
“Burri u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg për vrasje me dashje të një gruaje myslimane dhe me tetë muaj për abuzim. I akuzuari nuk ka të drejtë të kundërshtojë dënimin dhe vendimi është i formës së prerë”, tha ai.
“I pandehuri i dytë, Heydar Heydarnava, u dënua me 45 muaj burg për bashkëpunim në vrasje”, vuri në dukje Setagyesi.
Sipas mediave iraniane, Mona ishte 12 vjeçe kur u martua me bashkëshortin dhe kishin një fëmijë 3 vjeç.
Gjithashtu mësohet se 17-vjeçarja kishte ikur në Turqi për t’i shpëtuar abuzimit të të shoqit, por të afërmit e saj e detyruan të kthehej në Iran.

