Një operacion i zhvilluar në kuadër të një projekti të BE-së për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar, është shtrirë midis kufirit malazez, grek dhe në Shqipëri. Operacioni ishte i shtrirë gjatë bregdetit duke synuar zbulimin e motorëve, skafeve sportive, “jet ski”-ve të vjedhura.
Hetimet mund të përfshijnë rreth 22 raste, pasuria e të cilave arrin rreth 174 mijë euro. Ekipi i kërkimit kontrolloi gjithsej 230 varka sportive, motorë dhe rimorkio varkash. Ata kontrolluan edhe automjetet në dy tragete me makina që vijnë nga Italia. “Operacioni i përbashkët i kërkimit tregon se bashkëpunimi i shpejtë dhe i ngushtë me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Greqinë funksionon jashtëzakonisht mire”, kanë theksuar autoritetet.
Lufta kundër krimit të organizuar të pronës është një prioritet i BE-EMPACT, në të cilin Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Baden-Württemberg (LKA BW), në konsultim me BKA, përfaqëson Gjermaninë si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë ka funksionin koordinues.
Mbështetja e specialistëve të ndryshëm të Policisë në kryerjen e detyrave të tyre në një kontekst ndërkombëtar është një funksion thelbësor, shkruajnë më tej mediat gjermane. Hetimi është e orientuar në të gjithë Evropën dhe është veçanërisht e lidhur ngushtë me agjencinë evropiane të mbrojtjes së kufijve Frontex dhe Europol. Specialistët kërkohen vazhdimisht si konsulentë në kuadër të projekteve të BEsë ose në procedura të veçanta hetimore. Njësia shumë e specializuar nga Konstanz siguron çdo vit mesatarisht dy milionë euro në asete detare në të gjithë Evropën me departamentet përgjegjëse vendore.

