Kandidati presidencial dhe kreu i partisë më të fortë opozitare çeke ANO Andrej Babiš njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se më 19 janar mori një letër me një plumb dhe kërcënime drejtuar gruas së tij Monika.
Andrej Babiš tha se sigurimi i ka dorëzuar atij një letër që ishte e dedikuar për gruan e tij Monika dhe se në zarf kishte një plumb dhe një mesazh anonim plot fyerje.
“Menjëherë kam kontaktuar Policinë, e cila është duke hetuar rastin dhe i falënderoj për reagimin e shpejtë,”- ka thënë Babis.
Policia ka konfirmuar se po punohet për rastin dhe se sendi në zarf do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Kandidati për president Petr Pavel dënoi shprehjen e urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj kundërshtarit dhe familjes së tij.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai e ftoi Babisin që të fillonte vetë një fushatë të denjë.
“Dënoj shprehjen e urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj Andrej Babis dhe familjes së tij”.
Babis është përballur me kërcënime edhe në të kaluarën kur ishte kryeministër. Në shkurt 2021, ai tha se policia e informoi se kishte një person që donte ta vriste atë dhe familjen e tij.

