Një 55-vjeçare ka humbur jetën sot në Skrapar, ndërsa liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta thonë se ajo ka vdekur në tentativë për të kaluar lumin, pasi ura është e prishur.
Berisha dhe Meta me anë të një postimi në Facebook thonë se braktisja e njerëzve të kësaj zone dhe mungesa e urës u bënë shkaktarë të humbjes së jetës!
Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar jep një tjetër version dhe thote se se gruaja dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëmbytur në ujërat e lumit Rehovë në Skrapar.
“Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thotë policia, qe thekson se për gruan ishte ishte njoftuar nga bashkeshorti i saj se eshte larguar nga banesa.
“Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë”, sqaron policia.
Postimi i Ilir Metës
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Llari nga Rehova e Skraparit për humbjen e njeriut të tyre të dashur në përpjekje për të kaluar lumin e Tomorricës!
Braktisja e njerëzve të kësaj zone dhe mungesa e urës u bënë shkaktarë të humbjes së jetës!
Me papërgjegjshmërinë dhe hajdutërinë e saj “Rilindja” po bëhet shkaktare e këtyre tragjedive!
Postimi i Sali Berishës
Për këtë urë në Skrapar u mbyt një njeri! Njerëz të braktisur! sb
Njoftimi i Policisë
Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.
Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

