Xhevit Sinani, 75-vjeçari i cili vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllain e tij, rezulton me precedent të mëparshëm penal.
Sinani është dënuar në vitin 2015 nga Gjykata e Elbasanit për vjedhjen e energjisë elektrike.
Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të policisë, rezulton se ndaj familjes Sinani nuk ka pasur asnjëherë denoncime për dhunë apo konflikte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit rreth orës 15:30. Shtetasi Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani dhe vëllain Shaqir Sinani.
Deri më tani nuk janë sqaruar shkaqet e ngjarjes, teksa policia bëri të mundur arrestimin e autorit.

