Kanye West është bërë sërish viral në Twitter. Reperi ishte rrugës për të parë fëmijët e tij dhe kur paparacët dhe fansat e panë në makinën e tij, filluan ta filmonin me celularët e tyre.
Video të ndryshme që qarkullojnë orët e fundit në rrjetet sociale tregojnë se ish-bashkëshorti i Kim Kardashian është dukshëm i mërzitur dhe u kërkon atyre që po e filmonin të ndalonin.
Kur ai nuk u dëgjua, nisi sulmin. Bie në sy klipi, ku i kap celularin një gruaje që ndodhej brenda makinës së saj.
Konkretisht, West i qëndroi përballë, teksa ajo po e filmonte atë nga sedilja e shoferit dhe i thoshte vazhdimisht “Ndal me kamerat, kur them ‘stop’ dua të them ‘stop'”.
Gruaja, e cila dyshohet se është paparac, dëgjohet duke i thënë “E kuptoj”, por nuk bëri asnjë lëvizje për të lëshuar celularin. Më pas, reperi u tërbua dhe i rrëmbeu celularin duke ia futur dorën në xhami. Brenda pak sekondash, ai e hodhi atë nëpër rrugë.

