Eksperti i kamerave Enkel Kapxhiu ka shpjeguar mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinon” në Tv Klan disa nga llojet e kamerave që vendosen në zona të caktuara të vendit për survejim. Kapxhiu shpjegoi me detaje llojet e kamerave, që nga ajo e zakonshmja e deri te “WizMind” që është dhe më e kushtueshmja.
Blendi Fevziu: Kjo ishte kamera e vendosur në Shkodër apo jo, çfarë bën kjo kamera?
Enkel Kapxhiu: Kjo kamera quhet LPR, më saktë License Plate Recognition që bën identifikimin e targave, është vetëm kastile për targat. Nuk është për cilësi videosh.
Blendi Fevziu: Janë legale? Ato të shtrirat në tokë?
Enkel Kapxhiu: Për të ndaluar shpejtësinë. Ka një shpejtësi të caktuar deri në 60 km/h. Ke dhe modele më të avancuara, deri në 150 km/h e kap targën. Jep sinjal kur kap targën.
Blendi Fevziu: Ku e jep sinjalin, në celular apo?
Enkel Kapxhiu: Në celular ose një databazë të caktuar.
Blendi Fevziu: Po këto kamerat e tjera, çfarë është kjo?
Enkel Kapxhiu: Kjo është kamerë survejimi. Kjo është kamera e zakonshme 180 gradë, kjo vendoset kur nuk ke shumë kamera. Quhet ndryshe “ fish eye” dhe ka një kënd të gjerë. Ka një perimetër ose vijë imagjinare që kush e kalon atë perimetër të njofton dhe bën identifikimin e kafshës, njeriut apo makinës. Ka atë që quhet SMD ose Smart Motion Detection.
Blendi Fevziu: Po kjo?
Enkel Kapxhiu: Kamera me panel diellor, ka censorin që kap dhe lëvizjet e vogla. Ka një lëvizje të caktuar që për njerëzit ose kafshët më të mëdha ka censorë ndriçimi. Kjo mban 10 ditë bateri pa qenë në diell fare. Karikohet 24 orë për 10 ditë, transmeton ku të duash me 4G. Lidhet me telefon, server, recorder.
Blendi Fevziu: Pra s’ka nevojë as për energji elektrike, kjo është nga pajisjet më të sofistikuara të vëzhgimit.
Enkel Kapxhiu: Kjo është kamera termike.
Blendi Fevziu: I ka pas përdorur ushtria amerikane më duket…
Enkel Kapxhiu: E bën pamjen bardh e zi ose me ngjyra, varet nga lentet dhe në një errësire totale identifikon deri në 700 metra larg, lëvizjet termike, nxehtësinë e trupit. Ka një opsion që quhet “Dori” dhe ka disa metra të caktuara që të dedekton deri në 400 metra.
Është dhe kjo kamera që përdoret më tepër për mbrojtjen perimetrale të shtëpive private, ka katër lente përpara dhe dy lede që e bën 24 orë pamjen me ngjyra. Kjo veçse jep sinjale, kur kalon njeri në perimetër bien sirenat, ndez blitzat dhe të vjen njoftim në telefon.
Blendi Fevziu: Kush është kamera me face recognition?
Enkel Kapxhiu: Kap fytyrën, identifikon fytyrën, ka një databazë të vetën dhe është inteligjente. Ti vendos një foto, persona të lejuar ose të palejuar, e ke në server. Cilësia duhet pak dhe në bazë të fytyrës, dhe nëse e identifikon jep sinjal. Edhe me syze të identifikon. Kjo tjetra quhet PTZ, është 360 gradë sepse rrotullohet. Mund ta lësh të rrotullohet automatikisht.
Blendi Fevziu: Pra ndjek të gjitha lëvizjet…
Enkel Kapxhiu: Kjo është kamera inteligjente “WizMind”, ndjek objektin kudo. Ja përshembull eklipsi i hënës si e zmadhon.
Blendi Fevziu: Është e kushtueshme?
Enkel Kapxhiu: Ka koston më të madhe, se jap dot çmimin./tvklan.al

