Policia e Shtetit ka finalizuar aksionin e radhës në kuadër të operacionit të koduar “Fijet” në disa qytete të vendit ku janë sekuestruar 23 kamera të tjera.
Aksioni është shtrirë në Korçë, Vlorë dhe Durrës ndërkohë që janë vënë nën hetim 13 persona. Ata akuzohen se cenonin jetën private të qytetarëve duke i mbajtur nën vëzhgim përmes kamerave të instaluara në rrugë.
“Policia e Shtetit, 24 orë në terren, për të goditur krimet me objekt korrupsionin, mashtrimin, kontrabandën, vjedhjet dhe narkotikët.
Aksioni i radhës i planit operacional “Fijet” sekuestroi 23 kamera të tjera që cënonin jetën private të qytetarëve në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Për këtë paligjshmëri, u iniciuan hetimet ndaj 13 shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë.

