Detaje kanë dalë nga dosja e mjekut dhe një tekniku të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që akuzohen për korrupsion. Gazetarja Anila Hoxha për Top Channel ka zbuluar se Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku dyshohet se kryenin skanera kundrejt shpërblimit në qendrën spitalore universitare.
Sipas gazetares Hoxha dosja po hetohej prej tre javësh nga prokurori nga Bledar Valikaj. Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer.
Për aksidentin e bërë nuk ka marrë mjekim të specializuar, pasi ishte në moshë të re por kohët e fundit kishte nisur të kishte shqetësime. Në këtë situatë ai shkoi Spitalin Universitar të Traumës, ku është vizituar nga mjekët Asllan Selaj i cili i ka lëshuar një recetë për mjekimin që duhet të merrte dhe tek doktoreshë Valbona Kopani e cila i ka thënë që të bënte rezonancë magnetike dhe disa vizita të tjera e më pas të shkonte ta takonte.
Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte. Disa ditë më pas, sipas dosjes, doktor Nazmiu i thotë denoncuesit se për një skaner ata marrin nga 12.500 lekë të reja ndërsa për të do të merrte nga 6.000-7000 lekë të reja.
“Personi që ka kallëzuar çështjen, përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë nje aksident me makine ku ai ishte si pasagjer. Per aksidentin e bere nuk ka marre ndonje mjekim te specializuar pasi e ka kaluar vete meqenese ka qene dhe moshe e re por tani ka filluar te ndjeje disa shqetesime qe kane ardhur si pasoje e ketij aksidenti si marrje mendsh, dhimbje ne qafe e ne shpatullen e majte. Per shqetesimet shendetesore qe i kane lindur ka shkuar ne spitalin universitar te traumes (ish spitali ushtarak) ku eshte vizituar nga mjeket Asllan Selaj i cili i ka leshuar nje recete per mjekimin qe duhet te merrte dhe tek doktoreshe Valbona Kopani e cila i ka thene qe te bente rezonance manjetike dhe disa vizita te tjera e me pas te shkonte ta takonte. Gjate interesimit qe kallezuesi ka bere tek spitali i traumes ka rezultuar se e ka pasur te pamundur te beje vizitat mjekesore qe i kishin thene doktoret e sipershenuar sepse duhet te ishte i sapo aksidentuar dhe te vinte ne gjendje urgjence.
Kur kallezuesi ka shkuar per tu interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza eshte takuar rastesisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ka pas qene vizituar disa vite me pare dhe gjate bisedes se bere me te i ka treguar per shqetesimet shendetesore qe kishte. Doktor Nazmi Metaliu i thote qe pergjigje per shqetesimet qe kishte na i jepte nje skaner komplet i trupit. Kallezuesi e ka pyetur doktorin se per ta marre kete sherbim mos duhet te ishte i shtruar ne spital por ai i thote se nuk ka problem pasi keto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekesor aty por duhet dhene para tek ata sepse si rregull behet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmi Metaliu i jep kallezuesit numrin e tij te celularit 0682226306 dhe i thote qe te pres diten e marte ose te merkure e te shkojme ta bejme skanerin direkt“, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

