ë thirrjet ‘mbrojmë pronat tona’ ka vijuar sot protesta e banorëve të Bërxullës të cilët preken nga projekti i ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. Ata kanë tentuar të bllokojnë rrugën e Rinasit por janë përballur me policinë. Këta të fundit kanë rrethuar banorët të cilët ishin ulur në rrugë për t’i zhvendosur në anë të rrugës. Ndërsa banorët fillimisht kanë bërë rezistencë duke i kërkuar policisë që të mos shtyjnë e të mos përplasen me ta.
Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zone lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.



