Kryeprokurori Adriatik Llalla i është përgjigjur deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij.
Ndër të tjera kryeprokurori tha se nëse ministri Xhafaj nuk është i informuar mbi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në vend, besoj se është problem i tij.
Llalla gjithashtu shtoi se krimi ka bërë hapa galopant në vend, situata është e tensionuar. Ne po ndjekim me vëmendje rastet e hetimeve. Detyra jonë është të hetojmë krimin.
“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të z.Xhafaj. Kryesuesi i reformës në drejtësi, dhe ministri i Brendshëm nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, besoj se është problem i tij. Duhet të theksoj faktin se prokuroria shqiptare është duke ndjekur me vëmendje të veçantë hetimin e të gjithë rasteve të kriminalitetit në vend. Tashme siç po e konstatojmë të gjithë, situata është e tensionuar.
Krimi është shpërndarë në mënyrën galopante në të gjithë territorin e vendit ku do të veçoja Vlorën, Lushnjen, Elbasanin. Detyra jonë është të hetojmë të këto raste,të vihen përpara përgjegjsisë autorët si dhe personat përgjegjës të cilët kanë detyrim ligjor hetimin e ketyre rasteve të cilët me veprimet e tyre apo mosveprimet kanë lejuar këto veprimtari. Apo që nuk kanë arrestuar kriminalët, mos themi që disa drejtues akuzohen se kanë bashkëpunuar me bandat”-është shprehur kryeprokurori Adriatik Llalla.sosnews.al
