Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata e Apelit la në burg ish-zyrtaren. Në fjalën e tij, gjatë avokati deklaroi se paratë e vjedhura në banesën e klientes së tij i përkisnin familjarëve të saj dhe nuk kishte se përse t’i deklaronte.
“Jam i keqardhur nga vendimi i shkallës së parë, ishte një vendim që vlerësoi si të ligjshëm veprimet e prokurorisë, pati një debat të gjatë në këtë seancë. Prokurori paraqiti si provë një deklarim nga Rozeta Dobi. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar, është hera e 4 që pyetet dhe sa herë pyetet, jep nga një version të ri prë ngjarjen. Në deklarimin e datës 3 shkurt pretendon se hapat i ka kryer në marrëveshje me Alda Klosin. Nëse do të ishte kështu, si është e mundur që kasaforta është hapur dhe është hedhur në një kazan plerash. Si nëna dhe djali këtë qëndrim kanë mbajtur të dy. Nëse do të pranonim se kjo është e vërtetë, si është e mundur që në banesën e kësaj shtetase si është e mundur që ka pasur në banesën e saj sende të tjera të vjedhura? Lekët janë për xhaxhain nuk kishin përse të deklaroheshin. Konflikte me ish-bashkëshortin ka pasur por janë divorcuar e ka në kujdestarinë e saj dy fmëijët e mitur dhe nënën e verbër, për të cilën nuk dihet kush do të kujdeset? Deklarimet e dhëna nga Rozeta Dobi janë të pavërteta, mos u habisni nëse kur do të marrë atë që do, të ndryshojë sërish version,”-tha ndër të tjera avokati.


