Personi që shihni në foto është zyrtari i lartë i ministrisë së brendshme Xhuvanaq Gjylameti, i kallzuar penalisht për zbulim të sekretit shtetëror.
Sosnews ka siguruar meterialin e plotë të referuar në prokurori. Sipas burimeve Gjylameti ka përgjuar me celularin e tij një mbledhje të datës 29.9.1017 në të cilën ishte i pranishëm për të zëvëndësuar drejtorin e përgjithshëm të emergjencave civile Shemsi Premçi i cili ndodhej me shërbim jashtë vendit.
Në mbledhjen e përgjuar, kanë qenë të pranishëm edhe ish-sekretari i përgjithshëm i MB Genci Gjoncaj , drejtori juridik dhe disa drejtorë të tjerë në këtë dikaster.
Gjylameti mbane celularin ‘ rec ’ në xhepin e xhaketës me objektiv nga të pranishmit në mbledhje ku dikutohej mbi problematikat dhe një hartim që do i dorëzohej këshillit të ministrave.
Pasi është konstatuar ky veprim, është lajmëruar policia e Tiranës dhe procedurat janë ndjekur nga sektori për krimet kompjuterike.
Gjylameti në prag të pensionit njihej si një person me eksperincë të gjatë pune por tashmë ai do të hetoet në gjendje të lirë për të zbuluar qëllimin e incizimeve të tij.
Copyright sosnews.al

