Lista e punonjësve të institucioneve të shtetit shqiptar që një ditë më parë u ‘trumbetua’ si ajo e aplikacionit të Partisë Socialite, ‘Aktiv1sti’, në fakt është lista e pagave që marrin ata punonjës. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i listës, Dosja.al ka verifikuar disa prej personave që e kishin emrin të shkruar, por në fakt nuk e kanë shkarkuar asnjëherë atë aplikacion.
Si është e ndërtuar lista?
266 faqet e dosjes së publikuar që qarkullojnë ende në rrjetet sociale janë të ndara në katër kolona. Në kolonën e parë janë të shkruara emrat dhe mbiemrat e punonjësit, në të dytën institucioni ku është punësuar, në të tretën qyteti ku jeton, ndërsa kolona e fundit që është një numër disashifror tregon pagën.

Pjesë nga lista
Çfarë tha qeveria për këtë listë?
Pavarësisht se lista nuk tregonte personat që kishin shkarkuar aplikacionin që shërben për të promovuar propagandën e qeverisë, asnjë prej anëtarëve të kabinetit dhe madje as vetë kryeministri Ed iRama nuk e mohoi një gjë të tillë. Kreu i qeverisë i ndjekur nga zëvedësministri Etjen Xhafaj thanë se lista është e manipuluar dhe se çështjen do ta ndjekin penalisht, por pa sqaruar që bëhej fjalë për pagat e punonjësve të institucioneve, që nga prokurorë, efektivë, drejtorë e bluza të bardha.
Ndërsa zëvendëskryeministrja nuk ishte aspak e qartë. Belinda Balluku vijoi t’i qëndronte idesë që 266 faqet ishin të mbushura me aktivistë, duke shtuar: Dëgjova një listë që janë zbuluar prokurorë apo gjyqtarë. Është aplikacion si të tjerët, edhe ju mund të fusni emrin tuaj. Cdo njeri që ka qenë kurioz dhe është futur, nuk ka asnjë problem!/Dosja.al

